Bimë aziatike në kozmetikën evropiane

08/11/2012 00:00

Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm influenca e përbërësve aziatikë në produktet e kozmetikës të vendeve perëndimore.

Kështu thotë një studim i kryer nga kompania financiare britanike “Mintel”, që është prezantuar në Bangkok me rastin e panairit ndërkombëtar In-Cosmetics.

Vendin e parë për tregtinë e ingredientëve nga Azia drejt Evropës dhe SHBA e zë Tajlanda, tregon studimi.

Eksporti i këtij vendi ka shkuar në 44 për qind dhe fitimet nga 2.5 miliardë dollarë në vitin 2008 në 3.6 miliardë në 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA