Austri, miliarderi në parlament pa votime

08/11/2012 16:10

Një parti e krijuar nga një miliarder austro-kanadez gjashtë javë më parë hyri në Parlamentin Austriak pa pasur nevojën që të priste zhvillimin e zgjedhjeve.

80-vjeçari Frank Stronach krijoi forcën e tij politike në muajin shtator dhe bindi pesë deputetë të një partie të vogël të krahut të djathtë, që të kalonin në forcën e tij.

I lindur në Austri, manjati i pjesëve të këmbimit të makinave krijoi pasurinë prej miliarda eurosh në Kanada, ku jetoi për pothuajse 60 vjet.

Ndonëse një partie e re dhe pa një program elektoral të qartë, sipas sondazheve, forca e Stronach gëzon tashmë mbështetjen e pothuajse 10% të elektoratit.

Miliarderi është shprehur më parë se programi i tij parashikon rimodelimin e Eurozonës, por theksoi se do t’i duhet kohë deri në prill, që të parashtrojë një program të plotë politik.

Top Channel