Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Të paktën 5 ushtarë afganë dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në afërsi të një baze ushtarake në provincën lindore Lagman.
Dhuna nuk ka kursyer as jugun e vendit ku 3 policë humbën jetën, ndërsa një grua humbi jetën në Helmand nga sulmet me bomba. Mësohet se karvani i ushtarave po kthehej nga një mision në provincën Langman kur u sulmua.
Militantët islamikë sulmojnë shpesh forcat e sigurisë vendase të cilat bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare. Talebanët janë të pranishëm në Kandahar dhe Helmand, dy zonat më të nxehta në vend.
Zona e Langmanit nuk futet tek zonat me rrezikshmëri të lartë dhe sulmet e talebanëve kanë qenë të rralla. Sulmi i fundit ka trembur misionin ndërkombëtar ISAF, që trajnon forcat vendase, për mundësinë e zgjerimit të aktivitetit terrorist.
Top Channel