Zgjedhjet, Obama mposht Justin Bieber

07/11/2012 17:30

Brenda disa mintuash, një status i Barack Obamës në rrjetin shoqëror “Twitter”, u shndërrua në më popullorin në histori, falë rishpërndarjes së shumtë që bënë mbështetësit e Presidentit.

Shumë shpejt, statusi “katër vjet të tjera”, shoqëruar me një fotografi në të cilën Obama përqafon bashkëshorten e tij, u shpërnda 350 mijë herë, ndërsa “epidemia” vazhdon.

Me këtë popullaritet, Presidenti i SHBA-ve theu rekordin e statusit më popullor në historinë e “Twitter”, mbajtur nga Justin Bieber.

Statusi i tij “Pusho në paqe Avalanna, të dua”, grumbulloi 223 376 rishpërndarje në orët pasi u publikua.

Presidenti gjithashtu theu një rekord absolut të “Facebook”. Me mbi tre milionë pëlqime, një postim i bërë në faqen e presidentit në 7 nëntor kaloi rekordin e mëparshëm prej 1,62 milionë “like”.

Një prej drejtuesve të sektorit të rekordeve “Guiness”, Craig Glenday, deklaroi: “Obama jo vetëm që mposhti Romney, por rrëzoi edhe Justin Bieber nga dominimi i tij dhe vendosi rekordet më domethënës në rrjetet shoqërore deri tani. Një e dhënë e tillë flet qartë për gëzimin e madh të mbështetësve të tij në fitoren e arritur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA