
Puerto Riko mund të shndërrohet në shtetin e ri amerikan, pasi shumica e banorëve të ishullit të Karaibeve shprehen pro heqjes dorë të protektoratit, duke u shndërruar “de facto” në shtetin e 52-të.
Rezultatet e deritanishme janë pjesë e një referendumi, rezultati i te cilit do te jete jourdhërues dhe mbështetja duket solide, pas numërimit të më shumë se një të tretave të votave.
Kjo është hera e katërt që Puerto Riko voton për statusin e tij shtetëror në 45 vitet e fundit.
Referendumi është kundërshtuar nga guvernatori Alehandro Garsia Padija, i cili shpreson në ruajtjen e “status-quo”-së aktuale.
Aktualisht, Puerto Riko është një territor amerikan, i cili përdor dollarin dhe pasaportat amerikane. Shteti i ka deleguar Uashingtonit politikën e tij të jashtme dhe mbrojtjen, por vetqeveriset, nuk dërgon senatorë apo kongresmenë dhe përfaqësohet në Uashington nga një delegat pa të drejtë vote.
Referendumi i mbajtur në ishull i kërkoi banorëve të zgjidhnin midis dy pyetjeve, nëse duan të forcojnë më shumë marrëdhënien me SHBA-në apo të kundërtën, forcimin e autonomisë.
53% e popullsisë, janë shprehur deri tani pro forcimit të marrëdhënies me Uashingtonin, duke u shndërruar në një shtet amerikan me të drejta të plota.
Top Channel