Nëna kolumbiane: Djali im është Djalli!

07/11/2012 09:10

Një nënë kolumbiane thotë se fëmija e saj është e pushtuar nga Djalli. Ana Feria Santos pretendon se foshnja 2-muajshe nxjerr flakë nga goja dhe zhduket nga djepi i tij.

Komuniteti i vogël i Nueva Estrella në vendin amerikano-latin beson ende tek shtrigat e shpirtrat e këqinj dhe nëna e djalit është plotësisht e bindur se vogëlushi ka diçka “djallëzore” brenda tij.

Ana tha për ‘The Sun’: “Nuk kam parë kurrë në jetën time diçka të tillë. Zhduket nga djepi dhe shfaqet në lavatriçe apo në frigorifer. Ndonjëherë sytë i marrin një ngjyrë të frikshme.”

Nëna nuk i ka vënë ende një emër djalit të saj duke e quajtur thjesht “El nino”.

Banorët e zonës kërkojnë që Ana të shkojë tek një prift në mënyrë që fëmijës t’i bëhet ekzorcizëm. Disa të tjerë mendojnë se kjo histori është një trillim i gruas dhe se ajo abuzon me fëmijën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA