Një avokat rus vrau pesë kolegë në zyrën e tij në Moskë, në mesin e një tërbimi pasi ishte braktisur nga e dashura e tij.
Hetuesit thanë se Dmitry Vinogradov, gjithashtu plagosi dy persona të tjerë në kompaninë farmaceutike që punonte si pergjegjes i çështjeve juridike.
Pas sulmit të çmendur, 30-vjeçari u arrestua nga policia.
Sipas një kolegu që i mbijetoi masakrës, Dmitry kishte pesë ditë që pinte në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në disa statuse në rrjetet shoqërore mallkonte racën njerëzore.
“Ai u paraqit në zyrë me dy shotganë dhe nisi të qëllonte ndaj të gjithë kolegëve të pranishëm”, deklaroi një hetues për Agjensinë e Lajmeve “AFP”.
“Si rezultat, tre kolegë meshkuj dhe dy vajza të reja që ishin duke punuar në tavolinat e tyre mbetën të vdekur në vend. Disa të tjerë u plagosën”.
Besohet se vajza, e cila ishte përfshirë në një histori dashurie me 30-vjeçarin, është një prej dy të plagosurve në kompaninë në fjalë.
Top Channel