Merkel: Britania duhet të mbetet në BE

07/11/2012 21:00

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, theksoi se Britania duhet të mbetetet brenda Bashkimit Europian.

Deklarata e saj erdhi përpara një takimi shumë të rëndësishëm me kryeministrin David Cameron, i cili po përballet me një presion gjithmonë e në rritje të euroskepticizmit në vend.

Deklarata e Merkel u bë në referencë me deklaratën e Nigel Farage, një prej përfaqësuesve të opozitës në Britani, që kërkoi një “divorc miqësor” midis Londrës dhe Brukselit.

“Nuk mund të imagjinojnjë Europë, në të cilën Britania e Madhe nuk do të bënte pjesë”, deklaroi Merkel. “Mendoj se kjo është në radhë të parë në interesin e shtetasve britanikë. Për Gjermaninë, bëhet fjalë për një partner shumë të rëndësishëm dhe do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë në bashkësinë e kombeve europiane”.

Deklarata a Kancelares vjen përpara një samiti, që do të mbahet më vonë gjatë nëntorit, vendimtar për të përcaktuar fatet e buxhetit të ardhshëm 6-vjeçar të Komisionit Europian.

Më parë, Cameron ëshët shprehur se është i vendosur të kundërshtojë fuqimisht pjesëmarrjen britanike në këtë buxhet, ndërsa Merkel ndan një qëndrim diametralisht të kundërt, duke kërkuar një sakrificë nga çdo shtet anëtar, për të bërë një sforco në mënyrë që kuota e buxhetit të rritet nga ai paraardhësi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA