Itali, gratë në krye të mafias

07/11/2012 19:05

Karabinierët e komandës së Napolit kanë arrestuar gjatë një operacioni 48 persona, anëtarë të klaneve kamorriste, që ushtronin aktivitete kriminale në zona të ndryshme të qytetit jugor të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të arrestuarit janë anëtarë të klaneve Falanga, Di Gioia dhe Amato-Pagano, të cilët jo pak herë kishin pasur përplasje mes tyre.

Sipas burimeve, gjatë hetimeve karabinierët kanë arritur të zbardhin disa vrasje që ishin kryer në Napoli për kontrollin e aktiviteteve ilegale në lagjet Sekondiliano dhe Skampia.

Por zbulimi më interesant i arritur përmes hetimeve, të koordinuara nga Drejtoria Rajonale e Antimafias, ishte se, me burrat në burg drejtimin e klaneve e kishin marrë gratë.

Sipas hetuesve, nën drejtimin e grave familjet kriminale importonin drogë nga Spanja, përmes ndërmjetësimit të disa “kolegëve” nga qyteti i Marsejës në Francë.

“Pavarësisht se femra, gratë e klaneve drejtonin me autoritet trafiqet e drogës, armëve dhe aferat financiare milionere”, kanë deklaruar hetuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA