Higjena dhe pozicionet e gjumit

07/11/2012 18:20

Për një gjumë të mirë një rëndësi shumë të madhe ka higjena e gjumit dhe kjo nuk i referohet vetëm ambientit ku do të flemë, por edhe një sërë elementesh te tjerë si rregullsia e orarit apo edhe ushqimet që kemi konsumuar e aktiviteti fizik që kemi kryer gjatë ditës.

Specialistët këshillojnë që të krijojmë një rutinë. Të shkojmë në shtrat çdo mbrëmje në të njëjtën orë.

Dhoma e gjumit duhet të jetë e programuar vetëm për të fjetur: brenda saj nuk duhet të ketë as tavolinë pune, as kompjuter dhe as televizor.

Dysheku dhe jorgani duhet të jenë të përbërë prej materiali të mirë, po ashtu edhe jastëkët, në mënyrë që të shmangen qëndrimet e këqija.

Por, përveç elementëve të jashtëm, shumë të rëndësishme janë edhe pozicionet e shtrirjes. Këtë theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët kanë dalë në përfundimin se pozicioni më i miri është shtrirja në shpinë dhe shtirja në krah. Pozicioni më i keq? Ai përmbys, sepse i shtyp të gjitha organet.

Mënyra si flemë tregon shumë edhe për personalitetin tonë. Më shumë se gjysma e personave, kanë si pozicion të preferuar ate që quhet “pozicioni i fetuesit”, shtrirja në një krah dhe mbledhja e gjymtyrëve. Diçka e tillë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me stresin dhe shqetësimin.

Përsa i përket personave me një vullnet të hekurt, shumica e tyre flenë në shpinë drejt ose të kthyer në një krah, me duart jo të hapura anash, por të mbajtura poshtë.

Nga ana tjetër, ata që flenë barkas, kanë tendencë të kenë më pak kontroll mbi jetën e tyre dhe janë tipa konfuz.

Megjithatë, realizuesit e studimit, disa ekspertë britanikë, saktësuan se këto rezultate lidhen vetëm me një pjesë të madhe të grupeve të studiuara prej tyre dhe se ka raste të shumta përjashtimesh, ku dilet nga ky rregull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA