Vota e femrave në SHBA

06/11/2012 00:00

Gratë e ndihmuan në 2008 katapultimin e Barack Obamas në Shtëpinë e Bardhë, por entuziazmi i tyre për të, katër vjet më vonë është zbehur. Sondazhet e fundit tregojnë qartë pasigurinë për fituesin.

Epërsia e Obamas në atë kohë ishte e dukshme. 56 përqind e femrave në atë kohë mbështesnin kandidatin e parë afro-amerikan për President kundrejt 43 përqindëshit që preferonin republikanin John Mcain.

Diferenca ishte e ndjeshme ishte e ndjeshme krahasuar me atë cfarë mendonin meshkujt, në radhët e tyre demokrati kryesonte ngushtësisht 49 me 48 përqind. Atëherë cfarë ndodhi me entuziazmin femëror për Obaman? Shkarja e madhe ndodhi këtë vit duke e bërë më të vështirë rizgjedhjen. Momenti vendimtar qe debate i parë presidencial i 3 tetorit. Republikanët ia faturojnë epërsinë e tij, pikërisht performancës së fuqishme në përballjen e parë televizive.

Kampi i Romneyt i akuzon demokratët se i kanë shpërfillur gratë me mbivlerësimin e masave të tilla si masat kontraceptive kur sondazhet tregojnë qartë se si atyre, ashtu edhe meshkujeve, më shumë se sa këto, u intereson punësimi dhe mirëqënia.

Demokratët megjithëtë vazhdojnë t’i mëshojnë idesë së avantazhi i Obamas është i qenësishëm në shtetet e lëkundura të cilësuara si vendimtare në këto zgjedhje dhe se vota e tyre do ta ndihmojë edhe njëherë drejt fitores.

Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e elektoratit amerikan dhe në zgjedhjet presidenciale votojnë 7 përqind më shumë se sa meshkujt. Ka edhe nga ato votuese të pavendosura që në momentin e fundit kanë vendosur të mbështesin Obaman, shkaku sipas tyre është pozicioni i presidentit për cështjet sociale dhe këmbëngulja e tij për t’i bërë pasanikët të paguajnë më shumë dhe frika se republikanët mund të ndalojnë abortin.

Aktualisht mbështetja e Obamas në rrethin e grave, jo vetëm që është më pak se në 2008-ën, por është edhe nën mbështetjen e siguruar nga kandidati Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000.

Top Channel