
Liverpuli është shumë pranë blerjes së Klas Jan Huntelar në merkaton e
muajit janar. Lajmi publikohet nga ‘Daily Mirror’ sipas së cilës, Shalke
04 po mendon ta lejojë sulmuesin holandez të largohet nga Gelsenkirshen
nëse nuk arrin të gjejë një marrëveshje me të për rinovimin e kontratës
dhe nuk do të kërkojë më pak se 9 milionë Paund për të.
Trajneri i Liverpulit, Brendon Roxhers e vlerëson në maksimum Klas Jan Huntelar dhe mendon se është partneri ideal i Luis Suarez për repartin e sulmit dhe për këtë arsye ai kërkon ta ketë atë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit.
Huntelar e nisi karrierën e tij futbollistike te PAV Eindhoven, por në 2004 ai u transferua te herenveni. Më pas ai kaloi btek ajaksi ku shënoi 76 gola në 92 ndeshje të kampionatit holandez duke tërhequr vëmendjen e Realit të madridit që pagoi 20 milionë Euro për të siguruar shërbimin e tij.
Pas 8 muajsh në Spanjë, Huntelar shkoi te Milani ku qëndroi vetëm 1 sezon për të jetuar një aventurë të re te Shalke me të cilën ka luajtur 62 ndeshje në Bundeslige duke shënuar 40 gola.
Top Channel