Lirohet motra e futbollistit Hulk

06/11/2012 16:50

Motra e vogël e futbollistit brazilian Hulk, Angelica Aparecida Vieira, është kthyer në shtëpi pas rrëmbimit të ditës së hënë, kur dy persona të armatosur e futën me forcë në një makinë.

22-vjeçarja është parë duke hyrë në shtëpi nga reporterët që prisnin lajme mbi kthimin e saj. Familja e sulmuesit brazilian të Zenitit konfirmoi se vajza ndodhet në shtëpi e sigurtë, por nuk saqaroi rrethanat e lirimit të saj.

Familjarët, ndoshta për sigurinë e vajzës së tyre, mohuan se bëhej fjalë për një rrëmbim, por policia konfirmoi se po heton krimin.

Sipas mediave braziliane, Angelica është arratisur vetë nga vendi ku e mbanin peng dhe është dërguar në shtëpi nga një person që po kalonte me makinë në Campina Grande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA