Hulk i shokuar, i rrëmbejnë motrën në Brazil

06/11/2012 00:00

Futbollisti brazilian Hulk nuk po jeton momentin më të mirë të tij.
Sulmuesi i Zenitit, që ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të luajë në
ndeshjen e 1000 të përfaqësueses braziliane, ka marrë një lajm të
tmerrshëm; një grup personash të armatosur në Brazil ka rrëmbyer motrën e
tij 22-vjecare.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia lokale e cila tashmë është në banesën e familjarëve të Hulk për të hetuar ngjarjen që ndodhi në qytetin kampina Grande të shtetit Paraiba.

Mësohet se ngjarja ndodhi në daljen e një restorant ku Anxhelika Aparesida Vieira ishte punonjëse. Në atë moment, 22-vjecarja ishte e shoqëruar nga administratori i restorantit Helio Pereira sda Silva, i cili për një moment u shkëput pre saj duke e lënë vetëm. Kur u kthye, nuk e gjeti 22-vjecaren në vendin ku e kishte lënë dhe e kuptoi mënjeherë se e kishin rrëmbyer duke kaluar në gjendje shoku.

Ndërkaq, rrëmbyesit ende nuk kanë hyrë në kontakt me familjarët e Hulk për të kërkuar shpërblimin për lirimin e 22 vjecares.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta