Përfaqësuesi i boshnjakëve në Presidencën e Bosnjes, Bakir Izetbegoviç, fitoi vëmendje mediatike ditën e martë, nëpërmjet deklaratave në të cilat shprehej se nuk do të takojë Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, përsa kohë ky i fundit nuk do të njohë genocidin në Srbrenicë dhe konsiderimin e kryeministrit të Turisë, Recep Tayyip Erdogan, si udhëheqësin e madh të boshnjakëve.

“Më vjen keq që nuk kam pasur mundësinë të takohem më parë me udhëheqës si Boris Tadiç, ndërsa takimi me Nikoliç është i mirëpritur, por vetëm pasi ai të pranojë genocin në Srbrenicë dhe të tërheqë deklaratat për vdekjen e ngadaltë të shtetit boshnjak”, deklaroi Izetbehoviç, sipas Agjensisë Turke të Lajmeve, “Anatolia”.

Ndërsa konsideroi pakicën turke në vend si një “faktor stabilizues në Bosnje”, Izetbegoviç shtoi: “Janë të shumtë muslimanët që shikojnë Erdoganin si udhëheqësin e tyre, përfshi palestinezët apo boshnjakët”.

“Si të gjithë, edhe muslimanët kanë probleme globale dhe kërkojnë idhëheqësit e tyre. Një prej këtyre liderve botërorë, i cili lidhet më shumë me muslimanizmin dhe vlerat laike është Erdogani. Mënyra se si ai artikulon vlerat e islamit dhe pikëpamja mbi shumë çështje botërore, e shndërron atë në një lider të natyrshëm për ne”, vazhdoi djali i ish-liderit historik të boshnjakëve, Alija Izetbegoviç, njeriu që udhëhoqi vendin në luftën për pavarësi nga Jugosllavia.

Një vend i ndarë midis boshnjakëve muslimanë (45% e popullisë), serbëve ortodoksë (35%) dhe kroatëve katolikë (15%), Bosnja ka një sistem të veçantë Presidence, me një president të përgjithshëm, pushteti i të cilit kufizohet nga presidenti i secilës etni. Izetbegoviç është i zgjedhuri i boshnjakëve.

Top Channel