Apple vs Google: Gjykata hedh poshtë padinë për patentën
06/11/2012 04:10
Motorola ka kërkuar 2,25% të çmimit të produkteve të Apple, të cilat përdorin disa prej markave të saj, gjë që Apple e konsideron shumë të lartë.
Javën e kaluar, Motorola kërkoi në gjykatë vendosjen e një çmimi, por Apple tha se nuk do të paguante më shumë se 1 dollar për pajisje.
Firmat, që zotërojnë patentat themelore industriale, pritet t’i ofrojnë ato në kushte të ndershme liçensimi.
Motorola bëri të ditur se është ende e hapur për negocime me Apple, duke u shprehur e gatshme për një marrëveshje.
“Motorola ka ofruar liçensimin e patentave të portofolit tonë të gjerë me tarifa të arsyeshme dhe jo diskriminuese, në mbarëvajtje me standartet e industrisë”, tha firma në deklaratën e saj.
Top Channel