“Tetori i zi” i Spanjës

05/11/2012 15:50

Numri i të papunëve u rrit me një rekord prej 2,7% vetëm gjatë muajit tetor në Spanjë, në muajin e tretë radhazi që kjo e dhënë vazhdon të përkeqësohet.

Një “armatë” prej 4,8 milionë personash llogariten tashmë të papunë në Spanjë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, e cila është ajo që përpilon statistikat.

Kjo rritje e re e çon numrin e të papunëve në vend në pothuajse 28%, duke iu afruar gjithmonë e më shumë kufirit të një të papuni në tre persona aktivë.

Parashikimet për të ardhmen janë edhe më të zymta, me vendin që mbetet në recesion të thellë.

Spanja, vendi me ekonominë dhe popullsinë e katërt më të madhe në Eurozonë, ka numrin më të lartë të papunësisë në Europë.

Aktualisht, qeveria ka pak hapësirë për të stimuluar ekonominë, ndërsa po ndërmerr një paketë të rëndësishme shkurtimesh, për të vendosur nën kontroll defiçitin buxhetor.

Përparimi i papunësisë gjatë 2012-s në Spanjë ka marrë përmasa të frikshme, me këtë parametër që është rritur me 10,84% vetëm gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA