SHBA, hienat vrasin 3-vjeçarin

05/11/2012 08:30

Një djalë 3-vjeçar është shqyer nga hienat pasi ka rënë në rrethimin e tyre në një kopsht zoologjik të Pitsburgut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vogëlushi ishte në shoqërinë e nënës së tij kur ka kaluar kangjellat dhe ka rënë në rrethimin e egërsirave. Kopshti zoologjik u mbyll pas incidentit tragjik dhe kanë nisur hetimet nga policia.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se ditën e sotme një fëmijë i vogël u vra nga hienat e kopshtit tonë zoologjik”, u shpreh shefja e parkut, Barbara Baker, në një konferencë për shtyp.

Hienat janë një specie në zhdukje. Kanë përmasat e një qeni mesatar dhe gjuajnë gjithmonë në tufë.

Top Channel