Kategoria Superiore/ Ja cilët janë formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 28 Degradimi i sportit shqiptar në 20 vitet e fundit nuk i ka mëshiruar edhe sportet e traditës dhe një prej atyre që ka marrë një goditje të rëndë është mundja. Në palmarësin e artë të këtij sporti në vendin tonë, emrat më të spikatur nga ardhur nga qyteti i Kukësit, por prej vitesh sporti i mundjes në këtë sport pothuaj është harruar.
Sportistët vijojnë të stërviten në kushte të tmerrshme. Palestra që ndodhet në shkallët e stadiumit është krejtësisht e amortizuar, ndërsa mungon krejtësisht baza materiale për të ushtruar këtë sport.
Një nismë e grupit të punës për rilindjen e sportit shqiptar në Partinë Socialiste, po kërkon të mbajë të ndezur pasionin e trajnerëve dhe sportistëve në qytetin e Kukësit.
“Një sërë sportistësh nga Kukësi kanë nderuar mundjen shqiptare. Ne duam që kjo traditë të vazhdojë. Të mos e politizojmë Kukësin, por nëse nuk bëhen ca ligje të mira në parlament do vazhdojnë të na ikin kampionët ashtu sic bëri Elis Guri që u shpall kampion bote me Bullgarinë. Ne duam që kampionët të ngelin këtu dhe të marrin medalje për flamurin shqiptar”, deklaroi deputeti socialist, Fidel Ylli.
Për vite me radhë Kukësi ka nxjerrë sportistë me vlera botërore, si Agim Mazreku, Zef Çupi, Sahit Prizreni dhe Shefit Bulica. Po me nismën e grupit të punës për një rilindje të sportit shqiptar, si edhe më mbështetjen e shoqatës së mundjes, dashamirësve dhe ish kampionëvë të këtij sportit, së shpejti në qytetin e Kukësit do të ndërtohet një palestër moderne për ekipin e mundjes së Kukësit.
Top Channel