Nëse shikoni foton, do të mendoni se ky është një çift i dashuruar duke fjetur, por vajza me emrin Jackie Samuel pas një ore do të jetë në të njëjtin pozicion me një mashkull tjetër sepse kjo është puna e saj.
29-vjeçarja është një “përqafuese profesioniste”. Ajo qëndron shtrënguar me njerëz që nuk i njeh në këmbim të një pagese dhe këtë e bën për të paguar studimet dhe për të mbajtur djalin e saj të vogël.
Ajo fiton 260 dollarë në ditë dhe përqafohet me rreth 30 meshkuj në javë, këtu përfshihen edhe pensionistë apo veteranë lufte. Por, “profesioni” i saj po i rrezikon shkollën pasi Jackie është paralajmëruar me përjashtim dhe nga shumë persona konsiderohet një prostitutë.
Ajo shprehet: “Mendoj se kam lindur për të përqafuar njerëz. Mendoj se ka shumë arsye që klientët më kërkojnë mua. Klientëve të mi të moshuar i ka vdekur gruaja dhe ata kanë nevojë për dikë që thjesht tu qëndrojë pranë, të kenë kontakt fizik. Ndërsa të rinjtë kanë probleme në marrëdhënien e tyre ose thjesht janë kuriozë për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka asgjë të imoralshme këtu.”
Jackie e reklamon online shërbimin e saj dhe fiton 60 dollarë në orë. Rregullat janë të thjeshta: klientët nuk mund ta prekin Jackie-n në pjesët e trupit që janë të mbuluara nga të brendshmet dhe ajo gjithmonë vishet me pizhama kur shtrihet me një klient në krevatin dysh të shtëpisë së saj.
Top Channel