New York, pas uraganit pritet acari

05/11/2012 00:00

Guvernatori i shtetit të New Jork-ut, Andrew Cuomo, ka thënë se mijëra
njerëz që nuk kanë energji elektrike, si pasojë e uraganit Sandy, duhet
të strehohen përkohësisht në vendbanime të tjera, për shkak të
temperaturave të ulëta.

Majori i New Jork-ut, Michael Bloomberg, ka thënë se rreth 40,000 njerëz vetëm të këtij qyteti do të duhet të strehohen përkohësisht.

Bloomberg ka thënë se i ftohti është “sfida më e ngutshme” si pasojë e stuhisë. Të paktën 111 njerëz kanë humbur jetën nga Sandy në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 41 në qytetin e New Jork-ut.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten pa shtëpi ose vazhdojnë të jetojnë pa energji elektrike. “Sandy” ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.

Top Channel