Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, u shtrua mëngjesin e së hënës në një klinikë kardiologjike pranë Avellinos, pas disa problemeve kardiologjike që ka pasur.
Sipas mediave italiane, mësohet se pas disa testimeve të realizuara një javë më parë, Mazzarri iu nënshtrua kësaj radhe një kardiografie.
Ndonëse pas testimeve trajneri u shpreh se gëzonte shëndet të plotë dhe se testimi ishte planifikuar prej kohësh, spekulohet se Mazzari mund të ketë nevojë për të marrë një pushim, në mënyrë që të rikuperohet tërësisht.
Mbi atë që do të ndodhë me trajnerin, pritet që shumë të kuptohet të nesërmen (të martën), kur do të shihet nëse do të jetë ai në drejtimin e stërvitjes do të jetë vetë Mazzari apo ndihmëstrajneri i Napolit.
Top Channel