Moratti kundër arbitrave: Mjaft më me gabime!

05/11/2012 11:00

Dy ditë pas triumfit në shtëpinë e Juventusit, presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka sulmuar sërish arbitrat për gabimet në gjykim.

“Nuk kam asgjë kundër Juventusit sepse Juventusi nuk ka të bëjë fare me këtë. Unë mendoj se arbitri Tagliavento nuk ndëshkoi në mënyrë të ndërgjegjshme me kartonin e dytë të verdhë Lichsteiner. Ai vendosi kështu edhe pse e pa qartë se ndërhyrja ishte për ndëshkim. Unë uroj që këto gabime të përfundojnë me kaq”, theksoi numri 1 i klubit zikaltër.

Më tej, Moratti shton: “Gabimi i parë është i pajustifikueshëm. Ishte një pozicion jashtë loje evident. E përsëris, nuk e kam me Juventusin sepse ata nuk kanë gisht. Po të kishin, do të ishte e rëndë.”

Interi mposhti 3-1 rivalët bardhezinj në Juventus Stadium të shtunën në mbrëmje duke u afruar vetëm me 1 pikë në krye të renditjes së Serisë A, ku qëndrojnë pikërisht djemtë e Antonio Conte.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA