Masters 1000, Ferrer triumfon në Paris

05/11/2012 00:00

David Ferrer ka fituar ditën e dielë turneun Masters 1000 të Paris-Bercy. Tenisti spanjoll ka mundur në finalen e këtij turneu polakun Jerzy Janowicz, surprizën e këtij turneu.

Ferrer mposhti 6-4, 6-3 21-vjeçarin që është i gjatë 2,03 me një lojë grintoze dhe sakrifice.

David Ferrer është tenisti që ka luajtur më shumë ndeshje këtë vit (99) dhe tenisti që ka fituar gjithashtu më shumë takime (73) e tituj (7).

Ky është titulli i parë Masters 1000 në karrierë për 30-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB