Juventus, Llorente blerje e mbaruar?

05/11/2012 19:50

Fernando Llorente do të mbërrijë në radhët e Juventusit që në merkaton e dimrit, të paktën kështu shkruan e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”.

Në një sezon ku nga 31 golat e realizuar deri tani nga bardhezinjtë, 17 prej tyre i ka shënuar mesfusha, po duket gjithmonë e më qartë mangësia e një njeriu gol dhe tek 28-vjeçari bask, Juventusi ka identifikuar sulmuesin e ëndërruar.

Pasi tratativat në verë nuk u konkretizuan përballë refuzimit kategorik të Athletic Bilbaos, klubi spanjoll duket se është ndërgjegjësuar për mungesën e vullnetit të Llorentes për të rinovuar dhe për të mos ta humbur sezonin e arshshëm me parametra zero, ata mund të jenë të gatshëm ta lëshojnë në janar për vetëm 6-7 milionë euro.

Ndërkohë, monitorohet edhe situata e Romës, ku njëri midis Osvaldos dhe Destros mund të rezultojë i tepërt dhe kampionët e Italisë do të futeshin menjëherë në garë, duke ofruar njërin midis Matrit dhe Quagliarellas.

Ndonëse mesfusha është reparti më i fortë, drejtuesit e Juventusit po ndjekin me kujdes edhe situatën e 19-vjeçarit të Pescarës, Juan Fernando Quintero.

Megjithatë, për të mbërritur tek kolumbiani, duhet mposhtur më parë edhe interesi i Interit, gjithashtu i interesuar për kartonin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA