Juventus, Conte nxehet me lojtarët e tij

05/11/2012 11:40

Nuk e ka gëlltitur dot humbjen ndaj Interit Antonio Conte, humbja e parë pas 49 takimesh pa njohur dështimin nga ana e bardhezinjve.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ka bërë një mbledhje me skuadrën në stërvitjen e së dielës dhe në fjalën e tij, sipas sportmediaset.it, tekniku ka theksuar se “Interi kishte më shumë uri në fushën e lojës”.

Conte kërkon që skuadra e tij të mos humbë grintën që e ka karakterizuar në këto muaj pathyeshmërie. Të mërkurën bardhezinjtë do të përballen me Nordsjaelland për Ligën e Kampioneve dhe nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

Për këtë arsye është momenti që “oreksi të hapet sërish”, ashtu siç u ka thënë Conte lojtarëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA