Holandë, betohet kabineti pro-europian

05/11/2012 21:00

Një kabinet i ri qeverituar, i udhëhequr nga kryeministri Mark Rutte, u betua ditën e hënë përpara mbretëreshës në Holandë.

Partia liberale e Ruttes dhe laburistët e qendrës së majtë realizuan një koalicion midis tyre, pasi u renditën të parat në zgjedhjet e 12 shtatorit.

Kabineti i mëparshëm u rrëzua pasi disa aleatë u tërhoqën nga qeverisja si rrjedhojë e një mosmarrëveshje mbi një total shkurtimesh prej 16 miliardë eurosh, si masë paraprake për uljen e defiçitit buxhetor.

Sipas ekspertëve, kabineti i ri holandez shihet si më pro-europian dhe anti-masave shtrënguese se i mëparshmi.

Betimi i kabinetit u realizua përpara Mbretëreshës Beatriks, në pallatin mbretëror në Hagë, një ceremoni e transmetuar drejtëpërsëdrejti nga televizionet holandeze dhe për herë të parë në histori edhe online.

Me formimin e koalicionit në fjalë, pritet që Amsterdami zyrtar të vendosë të shkurtojë disa nga zërat e buxhetit, duke ndjekur një politikë për reduktimin e borxhit kombëtar.

Top Channel