Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
Qeveria greke po përgatit një paketë të re kursimesh që do të prezantohet në parlament këtë javë, ndërsa vendi vazhdon të jetë nën presionin e falimentimit.
Deputetët do të duhet të miratojnë shkurtime të mëtejshme me vlerë prej 13,5 miliardë eurosh, të siguruara nga rritja e taksave, ulja e investimeve dhe shkurtimi i vendeve në administratë, për të marrë këstet e reja të kredisë, të vetmet që mbajnë ende në këmbë financat e rrënuara helene.
Megjithatë, miratimi i këtyre masave të reja të rënda për popullsinë, nuk paraqitet edhe aq i thjeshtë, ndërsa një prej partive të koalicionit qeverisës ëshët shprehur se do të votojë kundër.
Masat e deritanishme shtrënguese nuk kanë arritur ende të vendosin nën kontroll defiçitin grek dhe Banka Qendrore Europiane, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, huadhënësit e Athinës, kanë kërkuar reforma edhe më të ashpra.
Nga ana e tyre, sindikatat kryesore në vend kanë protestuar për një seri protestash gjatë të gjithë javës.
Grevat nisën që ditën e hënë, kur disa prej sistemeve të transportit u bllokuan, ndërsa gazetarët nuk u paraqitën në punë.
Top Channel