“Fabregas më vodhi gruan”

05/11/2012 16:15

Mesfushori i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Cesc Fabregas dhe e dashura e tij Daniella Semaan kaluan një verë “të nxehtë”, siç dokumentuan fotografitë e shumta të publikuara nga pushimet e tyre.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk ishte kaq e bukur saç dukej, ndërsa milioneri Elie Taktout akuzoi Fabregas, për faktin se i kishte “rrëmbyer” të shoqen, pikërisht në momentin kur po përpiqeshin të bënin një fëmijë të tretë.

Duke folur për “The Sun”, biznesmeni tregoi se zbuloi për marrëdhënien e gruas së tij rastësisht vetëm kur ajo përfundoi në faqet e para të gazetave, në artikujt që raportonin se ish-kapiteni i Arsenalit kishte nisur të frekuentonte një femër, identiteti i të cilës nuk njihet.

Që prej atëherë, 38-vjeçarja Danielle dhe Elie, janë divorcuar, por Taktout rikthehet të flasë për të përditshmen angleze. “Në momentin kur mësova tradhëtinë, po planifikonim të bënim një fëmijë të tretë”, rrëfeu bashkëshorti, baba i një djali 11-vjeçar dhe vajze 8-vjeçare, me partneren e tanishme të Fabregasit.

”Ai e vodhi atë (i referohet të shoqes) prej meje. Në moshën 25-vjeçare, ai është i papërgjegjshëm dhe nuk e di se çfarë do të thotë të prishësh një familje. Ajo ka për ta lënë që në ditën kur Fabregasit do t’i përfundojë fama dhe paratë. Ai nuk është si David Beckham”, akuzoi biznesmeni, ende i lënduar nga marrëdhënia e së shoqes me futbollistin e  famshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA