Milan, humbja e rëndë në shtëpi ndaj Udineses vendos një rekord negativ për Allegrin
“Nëse do të kisha mundësi, do të votoja për vete.” Kështu shprehet Cristiano Ronaldo në një intervistë për ‘France Football’ kur u pyet për Topin e Artë FIFA, ku portugezi është një nga kandidatët kryesorë së bashku me Leo Messin.
Cristiano Ronaldo do të votojë këtë vit pasi është kapiten i Portugalisë, por nuk mund të votojë për veten. Para disa ditësh Leo Messi theksoi se tre votat e tij si kapiten i Argjentinës do të shkonin për Xavi, Iniesta dhe Aguero.
Sulmuesi i Real Madrid argumentoi arrogancën e tij duke thënë: “Unë jam ky që jam dhe jam i lumtur. Të jesh shumë i përulur nuk është gjë e mirë. Në Portugali kemi një shprehje që thotë se përulësia e tepërt është mendjemadhësi.”
Cristiano Ronaldo e ka fituar Topin e Artë në vitin 2008 dhe ka dalë i dyti në vitet 2007, 2009 dhe 2011.
Top Channel