Allegri: Malaga nuk është vendimtare

05/11/2012 19:40

Milani i dha fund një serie rezultatesh negative me fitoren e arritur në kampionat, 5-1 përballë Chievos, por kuqezinjtë nuk do të kenë kohë për të festuar, pasi të martën do të duhet të luajnë në Champions në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e grupit.

Megjithatë, ndryshe nga sa sugjeron klasifikimi, që sheh shtatë herë kampionët e Europës në kuotën e katër pikëve pas tre ndeshjeve të para, për trajneri Allegri, përballja me Malagën nuk mund të konsiderohet si vendimtare.

“Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare për kalimin e grupit. Ky grup ka për t’u zgjidhur vetëm në javën e fundit, por është e qartë që me Malagën duhet të bëjmë më të mirën tonë, duke pasur gjithashtu parasysh se kjo skuadër arriti të na mposhtë në ndeshjen e parë”.

I pyetur për mënyrën se si skuadra duhet të përballojë sfidën me spanjollët, Allegri shpjegoi: “Do të jetë e rëndësishme të kemi një formë të mirë fizike. Ndeshja do të jetë e gjatë dhe intensive, ndaj duhet ta përballojë me shumë freski. Në një grup të tillë të ndërlikuar, edhe me tre fitore mund të mos dalim të parët. Humbja me Malagën i ka ndërlikuar disa shanset tona, por një fitore të martën do të na rikthente në rrugën e duhur”.

Aktualisht, në grupin e Milanit, Malaga kryeson me pikë të plota, ndjekur nga Milani me katër pikë, Zeniti me tre pikë dhe Anderlecht me një pikë të vetme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA