“Miss”-i zbulon sekretin: Kam qenë mashkull

04/11/2012 11:25

Shumë vajza rriten duke ëndërruar pasarelat apo pjesëmarrjen në një konkurs bukurie.

Me një pamje të shkëlqyer, aspiratat për t’u bërë modele, e dashuruar prej disa kohesh dhe një ish-finaliste në “Miss Anglinë”, 19-vjeçarja Jackie Green duket se i ka të gjitha.

Megjithatë, konkurentja ka një histori krejtësisht të pabesueshme për të treguar, faktin se në të vërtetë, emri i saj në lindje nuk ishte Jackie, por Jack dhe se ajo ishte ai.

Në një intervistë të rrallë për “Daily Mail”, 19-vjeçarja pranoi të zbulonte jetën e saj të mëparshme, duke treguar se nuk ishte ndjerë asnjëherë mirë në trupin e një mashkulli dhe se në moshën 16-vjeçare i ishte nënshtruar një operacioni për të ndryshuar gjininë, duke u shndërruar në një prej personave më të rinj në moshë që ndërrojnë seks në një moshë kaq të re.

”Zoti bëri një gabim. Unë duhet të kisha lindur femër, pasi jam ndierë gjithmonë e tillë. Nuk kam pasur kurrë një dyshim për gjininë time dhe pa operacionin, nuk e di se sa e tmerrshme do të kishte qenë jeta ime”, deklaroi e reja.

Rasti i saj, është një prej atyre operacioneve të suksesshme të ndërrimit të seksit, por pavarësisht realizimit të ndërhyrjes, janë të shumtë personat që realizojnë këtë ndërrim, për t’u penduar pak kohë më pas.

Një rast i ngjashëm i ndodhi një tjetër të reje në Britaninë e Madhe, i raportuar një javë më parë, kur 18-vjeçarja, pasi ishte shndërruar nga mashkull në femër, shpresonte që të arrinte të rikthehej përsëri në mashkull pasi jeta e saj “nuk ishte ashtu siç e kishte imagjinuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA