Tashmë nuk është më një suprizë që Kukësi të mposhtë Tiranën. Pas triumfit në kupë, verilindorët mundin 2-1 bardheblutë edhe në kryeqytet, duke thelluar krizën e tyre, edhe pas ndryshimit të trajnerit Lekbello.
Debutuesit, që nga java në javë po shndërrohen në surpriza e Superiores, e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 0-1, me gol të Allmuçës me 11-metërsh. Në të dytën bardheblutë barazojnë me Gilman Likën dhe shpërdorojnë disa raste të mira për të kaluar në avantazh.
Në momentin më të mirë të Tiranës, Hoxha shndërron në gol një kundërsulm të shpejtë të kuksianëve, që rezultoi ai i fitores për verilindorët, të cilët e shohin veten në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Vllanzia e vendit të dytë.
Shkodranët e Shpëtim Duros shpërdoruan mundësinë më të mirë për t’iu afruar kreut të klasifikimit.
Vllanznia u mund 1-0 nga Teuta, duke regjistruar humbjen e dytë në këto 9 javë kampionat. Golin e fitores për durrsakët e shënoi Mancaku në pjesën e parë. Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Begeja ngjitet në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Vllaznia nuk përfitoi nga barazimi i Skënderbeut dhe mbetet 6 pikë larg kryesuesve.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së 9-të, ajo mes Tomorit dhe Bylisit, ka përfunduar në barazim pa gola, një rezultat ky, që mban në fund të tabelës së klasifikimit beratasit e Kristaq Miles.
Top Channel