Cristiano Ronaldo është duke qarkulluar në orbitën e Paris SG dhe zërat që konfirmojnë këtë bëhen gjithmonë e më të fuqishëm.
Ditën e shtunë, e përditshmja spanjolle “AS” informoi për një angazhim të agjentit italian Mino Raiola, që pasi mundësoi transferimin e Ibrahimovic në “Parc des Princees”, tashmë ka marrë përsipër të sigurojë edhe kartonin e portugezit.
Gjatë javës, Reali përgënjeshtroi ekzistencën e një oferte prej 100 milionë eurosh, ndërsa një drejtues bëri të qartë se edhe nëse ajo do të ishte e vërtetë, do të konsiderohej si e pamjaftueshme.
Megjithatë, parizienët nuk janë dorëzuar, siç ilustrojnë fjalët e Raiolës, që në lidhje me Ronaldon deklaroi: “Jam i sigurt që do të arrijmë gjëra të mëdha në Paris. Cristiano është një mundësi reale. Përpara një viti, të mendoje për një transferim të tillë do të kishte qenë një çmenduri, sot është një hipotezë, ndërsa së shpejti mund të bëhet një realitet”.
Top Channel