Nju Jork, anullohet maratona e përvitshme

03/11/2012 08:20

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të mbahej pavarësisht shkatërrimeve të uraganit “Sandy”, martona e Nju Jorkut u anullua përfundimisht ditën e shtunë.

Ditën e mërkurë, të nesërmen e goditjes së qytetit nga uragani, kryebashkiaku Micheal Bloomberg theksoi se maratona, një prej më të mëdhave në botë, do të organizohej si gjithmonë.

Megjithatë, organizatorët e kësaj ngjarje sportive vendosën përfundimisht që të tërhiqeshin nga organizimi.

”Nuk mund të mbajmë një maratonë, kur gjeneratorët janë duke ngrohur tendat për personat e pastrehë dhe të dëmtuarit e uraganit presin në menca publike për të ngrënë, me shumë prej tyre që kanë disa ditë pa u ushqyer”, deklaroi një prej organizatoreve.

Kjo është hera e parë që anullohet gara në 42 vite histori.

Për herë të parë, maratona e Nju Jorkut nisi të mbahej në vitet 1970. Në edicionin e vitit të shkuar, ajo tërhoqi 47 mijë vrapues dhe 12 mijë vullnetarë, për një total prej 60 mijë personash.

Maratona e këtij viti ishte planifikuar të zhvillohej gjatë së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA