Adriano, i dehur në një lokal nate

03/11/2012 03:30

Adriano rrezikon të mbyllë aventurën e tij te Flamengo, pa e veshur kurrë fanellën e këtij klubi. Shkak u bë mos paraqitja për të disatën herë në stërvitje, nga ana e ish-sulmuesit të Interit dhe Romës, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të programuar në Ninho do Urubu.

Gushtin e kaluar, në momentin e firmosjes së kontratës, Flamengo kishte përfshirë një klauzolë, sipas së cilës, në rast të mos paraqitjes së pajustifikueshme për 3 seanca, Adriano nuk do të ishte më lojtar i tyre.

Një video e xhiruar në 4 e 30 të mëngjesit, në lokalin e natës “Barra Shoë” të Rio de Janeiros, Adriano shfaqej në një gjendje të ekzaltuar në festën e organizuar nga Belo e Ticao, muzikantë, shfaqjet e të cilëve i kishte ndjekur bashkë me disa miq, ku kishte nisur të fliste përçart.

“Nuk më intereson farë nëse jeni duke më filmuar tani, e di që nesër do ta nxirrni videon në internet, për të treguar se në këtë orë ndodhem pikërisht këtu”, tha Adriano i revoltuar ndaj publikut. “Të gjithë e dinë dashurinë që kam ndaj Flamengos. Por, një gjë që nuk do të ma mohojë kurrë është fakti që vij nga një lagje me baraka. Thoni ç’të doni, jam lindur dhe Vila Cruzeiro, e kuptoni?”, përfundoi Adriano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA