Votat e Messit për Topin e Artë

02/11/2012 16:00

Leo Messi ka vendosur se kë do të votojë për Topin e Artë FIFA. Në një intervistë për gazetën ‘Sport’, ylli i Barcelonës zbuloi të preferuarit e tij për çmimin më të madh individual në futboll.

“Vitin e kaluar votova Xavi, Iniesta dhe Kun Aguero. Besoj që edhe këtë vit do të bëj të njëjtën gjë. Xavi dhe Iniesta me siguri që do të jenë në listën time, por mund të shtoj Higuain, Di Maria ose Aguero”, u shpreh Messi.

Kur gazetari i bëri të ditur se Higuain dhe Di Maria (lojtarë të Realit) nuk janë tek 23 finalistët, kështu që nuk mund të votohen, Messi tha: “Atëherë vota ime e tretë do të shkojë për Aguero.”

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë numrin më të madh të lojtarëve kandidatë në listën e finalistëve, përkatësisht 5 katalanasit dhe 6 madrilenët. Sa i përket kombëtareve, Spanja dominon me 7 futbollistë kandidatë, ndërsa Italia që bëri një paraqitje të mirë në Euro2012, pavarësisht humbjes turpëruese 4-0 në finale, konkuron me 3, përkatësisht Pirlo, Bufon dhe Balotelli.

Lionel Messi (Argjentina, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)
Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid)
Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid)
Sergio Busquets (Spanjë, Barcelona)
Andrés Iniesta (Spanjë, Barcelona)
Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
Mario Balotelli (Itali, Manchester City)
Karim Benzema (Francë, Real Madrid)
Gianluigi Buffon (Itali, Juventus)  
Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Shanghai Shenhua)
Radamel Falcao (Kolumbi, Atletico Madrid)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Paris Saint-Germain)
Manuel Neuer (Gjermani, Bayern Munchen)
Neymar (Brazil, Santos)
Mesut Özil (Gjermania, Real Madrid)
Gerard Piqué (Spanjë, Barcelona)
Andrea Pirlo (Italia, Juventus)
Wayne Rooney (Angli, Manchester United),
Yaya Touré (Bregu i Fildishtë, Manchester City)
Robin van Persie (Holanda, Manchester United)
Xavi (Spanjë, Barcelona) dhe Sergio Agüero (Argjentinë, Manchester City)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA