Superliga, duele të forta në fundjavë

02/11/2012 00:00

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 9 të Kategorisë Superiore, ku nuk mungojnë duele interesante.

Ndeshja kryesore është ajo që do të zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin “Niko Dovana” mes Teutës dhe Vllaznisë pasi shkodranët në vendin e dytë, do të kërkojnë të mos  humbasin terren në ndjekjen e Skënderbeut kryesues.

Kuqeblutë kanë aktualisht 15 pikë por në Durrës, duhet të ulin pretendimet dhe ndoshta mund të kënaqen edhe me një pikë nga transferta e vështirë. Skënderbeu kryesues do të luajë të shtunën në orën 17:00 në fushën e Besës, gjithashtu një test i vështirë për kampionin në fuqi të Superiores.

Kavajasit e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, do të kenë mbështetjen e publikut verdhezi, dhe pas humbjes një javë më parë në transfertë, nuk kanë alternativë tjetërvec fitores, edhe pse përballë është Skënderbeu. Kjo është edhe panorama e javës së 9 të kategorisë Superiore me 7 ndeshjet respektive.

E shtunë
Laçi           14 : 00    Luftëtari
Shkumbini  14 : 00    Apolonia
Besa          17 : 00    Skënderbeu
Flamurtari  17 : 00 Kastrioti

E diel
Tomorri    14 : 00    Bylis
Tirana      14 : 00    Kukësi
Teuta       17 : 00    Vllaznia

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta