Platini kundër teknologjisë

02/11/2012 00:00

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka dalë sërish kundër teknologjisë në
sportin më popullor në botë, duke kërkuar ta ruajë nga modernizimi i
tejskajshëm.

Në një intervistë ku foli gjithashtu për trukimet dhe Topin e Artë, kreu i qeverisë së futbollit europian, kritikoi arbitrat dhe jo mungesën e sistemeve të sofistikuara.

“Kjo ide e re, do të thotë që cdo pozicion të dyshimtë jashtë loje duhet ta vendosim me anë të teknologjisë, dhe këtë mënyrë duhet të përdorim edhe me goditjet e dënimit, dhe daljet e topit. Po nëse ndodh kjo, atëherë sa duhet të ndeshjet e futbollit, 4 ose 5 orë” pyeti në mënyrë ironike, presidenti i UEFA-s.

“Lë Rua” nuk është aspak i bindur mbi implementimin e sistemeve të propozuara, duke kërkuar më shumë vëmendje nga arbitrat. “Në rastin e golave mund të bëhet gabim me pak centimetra dhe zgjidhja janë 5 arbitrat që mund të shohin gjitcka në fushë. nëse 5 arbitra gabojnë atëherë, ata duhet të punojnë në një zanat tjetër” tha Mishel Platini.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta