Pedonalja e Shkodrës, ende pa përfunduar

02/11/2012 00:00

Afati për të përfunduar punimet në rrugën pedonale të Shkodrës ka skaduar, por ende duket larg mbyllja e punimeve.

Rruga që po kthehet në rrugë pedonale është vazhdim i rrugës pedonale ekzistuese. Nga ajo që shihet në terren duhet të paktën dhe disa javë që punimet në këtë aks të përfundojnë.

Ende nuk janë shtruar pllakat e gurit në pjesën më të madhe të rrugës. Sipas Bashkisë, shkak i vonesës është bërë  ndërhyrja në rrjetin e kanalizimve nëntokësore, pasi gjendja e tyre tepër e amortizuar ka kërkuar ndërhyrjen nga e para dhe kjo ka marrë kohë tej parashikimeve.

Dy rrugët 13 Dhjetori dhe 28 Nëntori që janë  vazhdim i njera-tjetrës me një gjatësi rreth 1.5 km  kanë një vlerë të përgjithshme prej 1 milion dollarë.

Financimi i këtyre rrugëve bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër. Kjo shumë është parashikuar për infrastrukturën nëntokësore,  rikonstruksionin e rrugës dhe të fasadave të saj.

Top Channel