Pothuajse të gjithë e konsiderojnë ekipin më të fortë, por për “Transfermarkt” katalanasit kanë edhe ekipin që vlen më shumë, plot 651 milionë euro sa për të qenë ekzakt.
" /> Pothuajse të gjithë e konsiderojnë ekipin më të fortë, por për “Transfermarkt” katalanasit kanë edhe ekipin që vlen më shumë, plot 651 milionë euro sa për të qenë ekzakt. ">Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
Pothuajse të gjithë e konsiderojnë ekipin më të fortë, por për “Transfermarkt” katalanasit kanë edhe ekipin që vlen më shumë, plot 651 milionë euro sa për të qenë ekzakt.
Uebsajti gjerman ka mundur të klasifikojë skuadrat europiane, mbi bazën e vlerës në merkato të lojtarëve të tyre, teksa Barcelona duket e pakapshme edhe prej Realit të Madridit, me vlerë 601,3 milionë euro.
Në vendin më të ulët të podit ngjitet Manchester City me 498,25 milionë, i ndjekur nga fqinjët-rivalë të Manchester United me 441 milionë.
Në vendin e pestë gjendet Bayern Munich (415,95 mln), i gjashti Chelsea (387 mln), që lë mbrapa PSG-në e sheikëve (308,25 mln).
Skuadra e parë italiane, që renditet në vendin e 8-të, është Juventus, me një ekip me vlerë 307,02 mln.
Kompletojnë 10-shen e parë, Arsenal (285,75 mln) dhe Tottenham (261 mln).
Sa i përket ekipeve të tjera italiane në këtë klasifikim, Milani ndodhet i 12-ti (230,9 mln), Inter ii 15-ti (219,5 mln) dhe Napoli i 17-ti (190,15 mln).
Top Channel