Argjentinë, në zgjedhje që 16 vjeç

02/11/2012 00:00

Të gjithë qytetarët argjentinas që kanë të paktën 16 vjeç do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vendit.

Parlamenti i Buenos Airesit i ka dhënë dritën jeshile reformës së premtuar nga presidentja Cristina Fernandez de Kirchner, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Për eksponentët e opozitës, kjo reformë ka vetëm një qëllim, që kryetarja e shtetit të ketë një elektorat të ri, duke qenë se sondazhet e nxjerrin të preferuar nga adoleshentët.

Ndërsa për politikanët në pushtet, masa në fjalë e rendit Argjentinën në të njëjtin nivel me Brazilin, Ekuadorin dhe Nikaraguan, ku prej disa vitesh mund të votohet që nga mosha 16-vjeçare.

Së fundmi presidentja Kirchner fitoi popullaritet mes argjentinasve për përballjen e saj me autoritetet britanike për ishujt Falkland, sovraniteti i të cilave pretendohet nga të dyja vendet.

Top Channel