Aksident mes 3 automjeteve, njëri i Ronaldinhos

02/11/2012 01:39

Vetëm frikë për brazilianin Ronaldinjo, ish-futbollistin e Barcelonës dhe Milanit.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, Dinjo, i cili aktivizohet tashmë me
Atletico Mineiron në vendlindje, është përfshirë në një aksident rrugor,
teksa shkonte për në stërvitje.

Fantazisti drejtonte një makinë
Porsche, por u përplas me një kamion dhe një tjetër veturë. Për fat të
mirë, nuk ka patur të lënduar rëndë, edhe pse raportohet se gruaja që
drejtonte automjetin tjetër ka pësuar disa plagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA