A ishte gjenerali Rommel një frikacak?

02/11/2012 00:00

Një filmi i ri mbi Erëin Rommel, një prej gjeneralëve më të njohur gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore falë një sërë fushatash të suksesshme kundër aleatëve, pritet që të hapë një debat të ri të ndezur mbi rolin historik të feldmarshallit.

Njeriu që u bë një hero kombëtar me pushtimin e Francës, rezistencën që i bëri forcave anglo-amerikane në Afrikë dhe organizimin e mbrojtjes së Normandisë, konsiderohet nga të dhënat historike si një prej ushtarakëve me integritet dhe profesionalizmin më të madh gjatë udhëheqjes së Gjermanisë Hitleriane.

I përfshirë në një atentat të dështuar ndaj Hitlerit në vitin 1944, i njohur ndryshe me emrin e koduar të operacionit “Valkyria”, Rommeli vrau veten pak më pas, pasi “Fyhreri” i ofroi dy zgjedhjes midis vetvrasjes ose internimin e familjes, shkatërrimin e figurës dhe varjes si tradhëtar nëse nuk do t’i jepte fund jetës së tij.

Megjithatë, filmi i ri që ka dalë në transmetim në kinematë gjermane, e portretizon “Dhelprën e Shkretëtirës” si një njeri krejtësisht të bindur e të nënshtruar ndaj Hitlerit dhe frikacak në luftë.

Transmetimi i filmit nga rrjeti “ARD” rihapi një debat publik për trajtimin e figurës së Rommel, i cili nga historia gjermane konsiderohet gjithashtu si një prej gjeneralëve të paktë të asaj periudhe që nuk ranë pre e nazismit, duke kryer detyrën e tyre, pa rënë pre e urrejtjes racore dhe epërisë së racës arjane të indoktrinuar nga regjimi i kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA