Zëdhënësi: Putin, vetëm një këputje muskuli

01/11/2012 00:00

Lajmi i një lëndimi të Putinit mori dhenë në mediat vendase e ato të
huaja. Por edhe pse e pranoi se presidenti rus ka pasur vertet probleme,
zedhenesi i tij u perpoq t`i minimizonte, duke theksuar se nuk jane te
nje natyre te tille sa te cenojne punen e Shefit te Kremlinit.

Dimitri Peskov foli per “nje keputje muskuli” , pasoje sic tha, e aktivitetit sportiv. Ai mohoi pretendimet se situata e Putinit eshte renduar pas nje fluturimi me deltaplan muajin e kaluar. Lideri 60-vjeçar rus ka anuluar kohet e fundit disa udhetime jashte kufijve dhe raportet ne media e lidhnin nje fakt te tille me nje plage te tij ne kurriz. Hamendesimet u perforcuan edhe me shume nga nje dokumentar televiziv i realizuar me rastin e ditelindjes se tij, ku presidenti rus shihet duke caluar.

Ne komentet e bera per radion Kommersant, Peskov foli per nje plage te vjeter, pa dhene detaje te tjera mbi natyren e saj. Ai u perpoq te justifikonte edhe anulimin e pjesemarrjes se Putinit ne samitin me lidere te tjere te vendeve ish-sovjetike, apo shtyrjen e nje udhetimi ne Bullgari e Turqi, duke thene per keto te fundit se datat e vizitave nuk ishin caktuar ende. Putini, qe mban rripin e zi ne xhudo, eshte perpjekur gjithmone te percjelle portretin e fuqise dhe shendetit. Televizioni shteteror rus ka transmetuar disa video te tij ku shihet duke ndjekur balena, duke notuar ne ujra te ngrire, duke kaleruar me gjoksin zbuluar apo edhe duke shpetuar nje ekip televiziv nga kercenimi i nje tigri.

Top Channel