Ajo është vajza Bond për të cilën flasin të gjithë, ndaj dhe ylli i “Skyfall”, Berenice Marlohe, ka treguar pikërisht atë, për të cilën ka rënë në sy te prodhuesit.
Duke pozuar për një set fotografish të nxehta për revistën FHM, aktorja franceze dukej si mishërim i vajzës Bond, teksa mbante veshur të brendshme dantelle.
Ajo mund të jetë një nga femrat më të bukura në planet, por Berenice tha
për revistën në fjalë se mashkulli i saj ideal nuk duhet të jetë
medoemos i pashëm, për të rënë në sytë e saj.
“Nuk është e thënë të jetë simpatik. Nëse ai nuk ka asgjë për të thënë,
ose nuk është zbavitës, apo nëse nuk shfaq diçka në sytë e tij, atëherë
ai nuk është tërheqës.
Karizma dhe sensi i humorit janë ato që mund t’i japin përparësi atij, për të më bërë të them “wow”, më kuptoni besoj”, tha ajo.
Top Channel