
Juventus-Inter është supersfida e kësaj jave në Serinë A. Përballë do të vihen dy skuadrat që janë në krye të renditjes dhe Interi vjen me një moral shumë të lartë pas fitores me Sampdorian 3-2.
‘Nëse do kisha folur për rotacion do të bëja që të gjithë të mendonin se kjo ishte shenjë dobësie, tha trajneri i Interit, Andrea Stramaçoni, mund t’iu garantoj se ndaj Sampdorias vendosa formacionin më të mirë. Ishte e rëndësishme për ne fitorja e kësaj përballje. Sfida e së shtunës do të ketë një tjetër histori pasi do të luajmë me kampionët e Italisë dhe ne do të kërkojmë t’i vëmë në vështirësi’
Trajneri zikaltër nuk harroi të nxjerrë në pah as vlerat e futbollistëve të tij që fituan një sfidë të vështirë me Sampdorian.
‘Cilësia më e mirë jona është përmirësimi në cdo ndeshje, vijoi Stramaçoni. Arma më e fortë për ne është grupi dhe fitorja ishte falë lojës kolektive’.
Top Channel