“FIFA dhe UEFA janë dy organizata qe s’kanë aspak transparencë dhe që, për disa aspekte, mund të krahasohen me organizatat mafioze”.
Akuza vjen nga Mino Raiola, në një intervistë për Sport-Expressen, e përditshme suedeze.
“Topi i Artë do të ishte i rëndësishëm vetëm nëse e fiton Ibrahimovic, aktualisht është një çmim politik dhe i korruptuar – vazhdon Raiola, i cili më pas sulmon më ashpër, – Blatter është një diktator i çmendur, kurse Platini jo kompetent”.
Në fokusin e agjentit të Zlatan Ibrahimovic është edhe rregulli i ri “fair play” financiar, i adoptuar së fundi nga UEFA: “Tregon që Platini është një jo kompetent. Për UEFA-n dhe FIFA-n, sheikët e Katarit nuk mund të sponsorizojnë PSG-në, atëherë si do menaxhohen sponsorët e Championsit? – vazhdon Raiola, – Kritikon PSG-në dhe pagat, por janë po të njëjtat parà, që më pas përfundojnë tek UEFA”.
“Nëse do të isha unë president i UEFA-s, do të publikoja bilancet për të treguar se ku përfundojnë paratë, teksa të gjitha vendimet do të merreshin me mazhorancë, por realisht nuk ndodh asnjëra prej këtyre. UEFA dhe FIFA nuk janë aspak transparente, kështu që mund të krahasohen lehtësisht me organizatat mafioze”.
Top Channel