Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për të plagosur, nisin hetimet për origjinën e sulmit Disa dhjetëra persona të armatosur pushtuan Parlamentin e Libisë, në një shfaqje të tërbimit të tyre për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Personat e armatosur kërkuan që disa prej ministrave të zëvendësohen, për shkak të lidhjeve që kanë pasur me regjimin e ish-diktatorit Muammar Gaddafi.
Të paktën disa dhjetëra kamionçina me armë kundërajrore të montuara janë vendosur në rrugën kryesore që të çon në Parlament, për të penguar një ndërhyrje të autoriteteve.
Libia mbajti zgjedhjet e para demokratike në historinë e saj në muajin korrik, por negociatat për formimin e qeverisë së re zgjatën disa muaj, duke u konkretizuar vetëm më parë gjatë javës.
Kryeministri Ali Zidan fitoi mbështetjen e Kongresit Kombëtar për zgjedhjen e tij të minsitrave, në një listë që përfshin disa figura liberale dhe disa islamistë, një përpjekje për të fituar një mbështetje sa më të gjerë në vend.
Top Channel