Kupa e Ligës, Celsi eleminon Man.Utd

01/11/2012 00:00

Ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Ligës Angleze dhuruan sërish spektakël. këtë radhë numri i lartë i golave u pa në supersfidën mes Celsit dhe Mancester Junajtid e fituar nga londinezët 5-4 pas kohës shtesë.

Kampionët në fuqi të Europës u gjendën 3 herë në disavantazh gjatë kësaj ndeshje, por në fund arritën të kualifikohen për në raundin tjetër të këtij aktiviteti.

‘Mendoj se treguam forcën e karakterit ashtu sikurse edhe në ndeshjen e fundjavës-tha trajneri i Celsit, Roberto Di Mateo-luajtëm me zemër dhe me krenari për të mos e humbur këtë përballje. Ishte një sfidë fantastike, e hapur gjatë gjithë kohës ku të dyja skuadrat bënë shumë gabime për shkak edhe të futbollistëve të rinj që kishin aktivizuar’.

Në cerekfinale Celsi do të luajë me Lids Junajtid dhe për Di Mateon sfida do të jetë shumë e vështirë po aq sa edhe interesante për skuadrën e tij.

‘Është gjithnjë e vështirë të luash në fushën e skuadrës kundërshtare-vijoi di Mateo-kam kujtime ndaj skuadrës së Lids pasi kam luajtur dikur përballë këtij ekipi. Do të jetë një ndeshje vërtet shumë interesante’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta